Basha: Probleme me transportin publik

02/04/2011 16:15

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, gjatë takimeve elektorale në njësinë bashkiake numër 2, tha se kryeqyteti ka probleme serioze me tranportin publik, punësimin pastrimin etj.

Basha tha se do të nxiten investimet e mëdha për të hapur 30 mijë vende pune në kryeqytet.

“Punësim për 30 mijë persona deri në fund të mandatit të parë, heqja e 60 taksave nga 82 dhe ulja minimalisht 2 herë e taksave të mbetura. Do të mbaj premtimet, nëse këto nuk realizohen nuk do të kërkoj një mandat të dytë”, theksoi Basha.

Në një nga takimet me studentët e 7 fakulteteve të kryeqytetit i është sugjeruar që përveç slloganit “Basha për Tiranën” të përdorë edhe slloganin “Basha për të rinjtë”, pasi një nga pjesët e rëndësishme të programit të zotit Basha është arsimimi, punësimi dhe argëtimi i të rinjve.

Top Channel