Alarmi për paratë false, reagon policia

02/04/2011 20:15

Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ka deklaruar se deri më tani nuk ka patur denoncime nga individë apo banka për praninë e parave fallso.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pas disa shkrimeve në media, sipas të cilave, është hedhur në treg para e falsifikuar, sqaron se strukturat e policisë së shtetit nuk kanë konstatuar asnjë rast apo nuk kanë marrë asnjë denoncim nga njerëz të ndryshëm apo nga bankat. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit fton të gjithë qytetarët që të denocojnë çdo rast falsifikimi që ata konstatojnë”, theksoi zëdhënësja.

Reagimi i saj ka ardhur pas akuzave të PS-së për qeverinë “Berisha” e cila, sipas deputetit Namik Dokle, po trafikon kartmonedha të falsifikuara për të blerë votat e shqiptarëve në zgjedhjet e 8 majit.

Top Channel