Zgjedhjet, nis takimi i tretë PD-PS

01/04/2011 12:05

Ka nisur tani në selinë e kryesisë së Kuvendit takimi mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës në lidhje me draft-marrëveshjen e propozuar nga Partia Demokratike.

Sot do të mësohet nëse do të ketë një marrëveshje mes palëve që do t’i shërbejë zgjedhjeve të 8 majit.

Në dy takimet e mëparshme mazhoranca paraqiti marrëveshjen në tryezë, ndërsa Partia Socialiste, në emër të opozitës u shpreh dakort me disa kushte.

Palët u tërhoqën nga qëndrimet për të diskutuar propozimet reciproke për t’u ulur sërish sot në këtë takim.

Tashmë është konfirmuar se tryeza po realizohet me ndërmjetësimin dhe ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, që kërkon një klimë më paqësore politike në funksion të arritjes së standarteve në zgjedhjet e 8 majit.

Top Channel