Rama: Investime për komunitetin

01/04/2011 15:55

Nisma e Bashkisë së Tiranës një pemë një qytetar ka vijuar në katër rrugë të rëndësishme të Tiranës si rruga “Siri Kodra”, blloku komuna e Parist, rruga “Ana Komnina” dhe Unaza e Vjetër nga rrethrrotullimi i Zogut të Zi deri tek Brryli.

Kryetari bashkisë, Edi Rama ka inspektuar rrugën e sapo rikonstruktuar “Ana Komnina” përgjatë të cilës është takuar edhe me banorë të kësaj zone.

“Kam qenë demokrate tani jam kthyer 100%. Pesë vota ke nga mua”, shprehet një banoret e zonës.

Në këto rrugë janë mbjellë 124 rrënjë rrepe, ndërkohë që në rrugët e tjera janë mbjellë gjithsej 114 blinj dhe 80 lisa. Qëllimi ynë tha kryetari i bashkisë është të ndërhyjmë në çdo lagje të Tiranës duke krijuar infrastrukturën e nevojshme në funksion të komunitetit.

“Sot shqiptarët nga Tirana deri në periferitë e vendit vuajnë papunësinë, varfërinë, vuajnë për shkak të korrupsionit dhe kusarisë, e vetmja rrugë për ne është të shkojmë përpara me punë dhe t’i japim përgjigje komuniteteve duke transformuar hapësirat e përbashkëta”, tha Rama.

Nisma e Bashkisë së Tiranës “Një qytetar, një pemë” e cila është mbështetur nga bizneset synon krijimin e një mjedisi të shëndetshëm, pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët.

Top Channel