PS: Basha nuk njeh Tiranën

01/04/2011 16:05

Një ditë pas takimit të Lulzim Bashës me banorët e Kombinatit për problemet me Ujësjellës-Kanalizimet në minibashkinë numër 6, në kombinat, deputetë të Partisë Socialiste Eduard Shalsi dhe Saimir Tahiri kanë ironizuar duke u spjeguar banorëve se kjo ndërmarrje është në varësi të Ministrisë së Punëve Publike dhe jo në varësi të Bashkisë së Tiranës.

“Varavingot e Lulit të Saliut nëpër Tiranë, po na kujtojnë kanditatin e Saliut në 2007-n. Erdhëm këtu të dëgjojmë banorët që iu ankuan Lulit të Salit për kanalizimet dhe ai si gjithmonë shau bashkinë. Pra Luli i Saliut nuk e ditka ende se ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve është në varësi të Ministrisë që ai ka qenë ministër. E kuptoni se ç’tallje bën Luli”, tha Shalsi.

Deputetët e Partisë Socialiste i kanë kërkuar banorëve të zonës, që kandidatit të PD-së dhe qeverisë së tij, t’i japin votën  kundër në mënyrë që projektet e Bashkisë së Tiranës të vijojnë rrugën e nisur për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Top Channel