Këngëtari Michael Buble dhe e fejuara e tij argjentinase Luisana Lopilato janë martuar në një zyrë të gjendjes civile të Buenos Aires ditën e djeshme.

Ceremonia civile ka qenë vetëm fillimi i një serie festimesh që do të mbyllen të shtunën me një martesë në kishë dhe një festë të madhe për familjarët dhe miqtë e çiftit.

Buble dhe Lopilato nuk do të kalojnë një muaj mjalti të zakonshëm, por do të udhëtojnë në kontinentin afrikan për të ndihmuar me vepra bamirësie në rritjen e cilësisë së jetës së fëmijëve të Afrikës.

Cifti është njohur në vitin 2008 pas një koncerti të kanadezit në Buenos Aires.

Top Channel