Majko: Fakte për manipulim

01/04/2011 16:45

Deputeti socialiste Pandeli Majko, nga qyteti i Korçës, ka ngritur shqetësimin se ndaj punonjësve të arsimit është duke u ushtruar presion që të mos dalin në votime.

Majko tregon se ka raportime të besueshme se mësuesve po u merret fotokopje e kartës së identitetit dhe kërcënohen se do pushohen nga puna nëse dalin të votojnë.

“Shqetësimet që edhe unë aktualisht i ndjejë të nevojshme për t’i thënë është fakti që është bllokuar dhënia e kuponave në shumë raste. Kjo do të thotë se njerëzit rrezikojnë të mos votojnë nëse do të vazhdohet me këtë llogjik. Ka probleme të listave dhe njerëzit tanë presin dhënien e dorës së fundit për këto lista”, tha Majko.

“Gjithashtu ka një histori të çuditshme, por që jo aq të çuditshme për ata që arrijnë të kuptojnë për mënyrën se si ndodh gjatë proçesit të votimit në Shqipëri dhe këtu në Korçë. Mësuesve po u merren fotokopje të kartave të identitetit dhe shqetësimi ynë është që në këtë situatë dhe sidomos në marrëdhënie me klasën e mësuesve që partia në pushtet ka, të ketë edhe një histori deri diku edhe naive. Kjo do të thotë se t’i thuhet individit se rrezikon punën nëse shkon të votosh”, theksoi Majko.

Top Channel