Cheryl, në formë pas fitores ndaj malarjes

01/04/2011 17:25

Viti 2010 ishte më i keqi i jetës së saj për këngëtaren Cheryl Cole, pas divorcit me bashkëshortin Ashley Cole dhe prekjes nga një formë vdekjeprurëse e malarjes.

Megjithatë, në një intervistë të botuar sot në revistëm amerikane “Glamour”, Cole thekson se është rikthyer të buzëqeshë, pasi është shëruar plotësisht dhe ndihet në ekuilibër me veten.

”Jeta është më e bukur nëse mëson të mos shqetësohesh shumë për gjithçka”, deklaroi Cheryl, duke shpjeguar teorinë e re të jetës së saj. “Njerëzit shpenzojnë shumë kohë duke i komplikuar jetën vetes dhe pas divorcit e sëmundjes, kam kuptuar të vlerësoj më shumë ato gjëra të vogla që të bëjnë të lumtur”.

Top Channel