Britney, një “përbindësh” në qytet

01/04/2011 17:00

Britney Spears mund të jetë rikthyer fuqishëm në botën e muzikës me albumin e saj të fundit muzikor, por nuk ka asgjë të përbashkët me atë adoleshente që një dekadë më parë konsiderohej si një prej femrave më të bukura në planet.

CD e albumit të ri muzikor përmban disa imazhe mjaft tërheqëse të këngëtares, por kjo është arritur vetëm falë punës së kujdesshme në “photo-shop”.

Një ditë më parë, ajo u fotografua nga media amerikane e parregulluar pranë banesës së saj dhe ngjante më shumë me një “përbindësh” se sa me një njeri.

Britney e vërtetë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ajo është një 29-vjeçare e shëndoshë dhe e palumtur.

Top Channel