Taylor-Farrell ishin të dashur?

31/03/2011 17:20

Në moshën 34-vjeçare, Colin Farrell konsiderohet si një prej meshkujve më tërheqës në botë dhe është përfolur në të shkuarën për flirte me femra si Angeline Jolie, Britney Spears dhe Naomi Campbell.

Aktualisht, përflitet se Farrell është duke u shoqëruar me Rihanna-n, por sot u publikua edhe një histori tjetër që është në gjendje të shokojë të gjithë fanset e tij.

Colin mund të ketë qenë i lidhur me Elisabeth Taylor, aktoren e madhe të Hollivudit, 44 vjet më e moshuar se ai, e cila u shua disa ditë më parë nga një problem në zemër.

Në fakt, gjatë kohëve të fundit ata frekuentonin vazhdimisht njëri-tjetrin dhe midis tyre kishte lindur një miqësi e ngushtë. Sipas një gazete amerikane, ai ka pranuar një miku se ekzistonte diçka më shumë se një miqësi.

Për të rritur dyshimet, shërbejnë edhe fjalët e tij të ndiera në funeralin e “Mbretëreshës së Hollivudit”: “E konsideroj veten me shumë fat që u shndërrova në mikun e saj në një vit e gjysmë përpara se të ndërronte jetë. E adhuroj atë…ende.

Ne u bëmë miq siç bëhen dy adoleshentë, që pasi njihen, flasin me orë të gjata në telefon gjatë natës”.

Top Channel