Aleatët, kërkesë PS-së për zgjedhjet

31/03/2011 19:50

Aleatët në opozitë të Partisë Socialiste kanë kërkuar që gjatë negociatave të merren garanci për zgjedhjet.

Në të kundërt, paralajmëroi Spartak Ngjela, ditën e zgjedhjeve më 8 maj do të ketë vetëm protesta popullore.

“Kontrolli i kartës, i listave dhe ai paszgjedhor është domosdoshmëri e garantizmit. Nëse nuk jepet garantizëm, njerëzve u jepet e drejta të dalin në rrugë. PS të jetë e vëmendshme dhe të ketë parasysh se nëse këto kushte nuk garantohen, dita e zgjedhjeve do të jetë dita e protestës për kthimin e demokracisë reale në Shqipëri”, deklaroi Ngjela.

Top Channel