Lindsay s’është xheloze për ish-të dashurën

30/03/2011 17:00

Aktorja hollivudiane, Lindsay Lohan, nuk duket shumë e shqetësuar nga fakti që ishte e dashura e saj, e cila banon në shtëpinë ngjitur, ka nisur një të bashkëjetojë me të dashurën e saj të re.

Një ditë më parë u publikuan fotografi të Samantha Ronson, me të cilën aktorja biseksuale ishte e lidhur për më shumë se një vit, e cila dukej shumë e dashuruar me të dashurën e saj të re, instruktoren e jogës, Tiffany Russo.

Në të njëjtën ditë, Lindsay u duk në humor të mirë, ndërsa pozoi për fotoreporterët në shoqërinë e mikut të saj, Claus Hjelmbak, në shtëpinë e saj në Kaliforni.

E përfshirë në një proces gjyqësor për vjedhje, me sa duket, 24-vjeçarja ka se për çfarë të mendojë tjetër përveç lidhjeve të saj të shkuara.

Top Channel