Fushata, PS akuzon Bashën

30/03/2011 16:35

Deputeti socialit Eduard Shalsi ka akuzuar sërish kandidatin demokrat për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha.

Shasi ka thënë se drejtimin e kryeqytetit kërkon ta marrë një politikan i akuzuar për krime dhe që zbaton vetëm urdhërat e Sali Berishës.

“Luli i Saliut po bëhet qesharak dhe i bezdisshëm. Saliu i thotë se do sjellim një investitor serioz dhe Luli thotë se ai do të jetë Fazllic. Berisha i thotë që do jemi transparent dhe Luli thotë se do të jetë transparent, ndërkohë që ka dy vjet që i fshihet drejtësisë për korrupsionin me rrugën e kombit. Ky njeri duhet të ishte para drejtësisë”, ka deklaruar Shalsi.

Top Channel