Cox, surprizë e pakëndshme nga shiu

30/03/2011 16:55

Courteney Cox dhe vajza e saj 6-vjeçare, Coco Arquette, pësuan një surprizë të pakëndshme kur u gjendën në mes të një breshëri të papritur që i kapi duke bërë plazh në Karaibe.

Aktorja e serialit “Friends” është duke kaluar pushime të zgjatura pas divorcit të saj, por ndonëse Karaibet janë një destinacion i shkëlqyer për t’u relaksuar, jo të gjitha detajet mund të kontrollohen dhe midis tyre, natyra është “detaji” më i pakontrollueshëm.

Në momentin kur rebeshi i papritur shpërtheu, Coco ishte duke u larë në Oqeanin Paqësor, ndërsa Courteney ndodhej duke shijuar një aperitiv në breg.

Top Channel