Vlorë, kapen vrasësit e policit

29/03/2011 20:05

Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarit si vrasës të inspektorit të krimeve në Vlorë, Roland Likaj, i cili u ekzekutua në 18 tetor të vitit të kaluar. (UPDATE)

Pas një pune hetimore për më shumë se katër muaj u arrit në përfundimin se, tre persona të cilët ishin duke vjedhur në orët e para të mëngjesit, pasi janë pikasur nga isnpektori i krimeve e kanë qëlluar atë me armë zjarri, tip pistoletë, në kokë duke e vrarë.

“Nga strukturat e Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas një pune profesionale, u bë zbulimi i autorëve të vrasjes së oficerit të policisë Roland Likaj, si dhe ditën e sotme, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Shtegtari”, në kuadër të të cilit u ndaluan shtetasit Jetnor Nakoleci, Saleo Stojani, si dhe shtetasi me inicialet E.Z. Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 18 tetor 2010, rreth orës 02.30, në lagjen “1 maji” në Vlorë, kanë vrarë me pistoletë, në krye të detyrës, nënkomisarin e policisë Roland Likaj”, ka saktësuar në një konferencë për shtyp Agron Kulicaj, nëndrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Një prej të arrestuarve, Saleo Stojani, ishte arrestuar pak ditë pas vrasjes pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur.

Stojani ka kryer dhjetra vjedhje që kur ishte 12 vjec e deri në momentin që u arrestua pasi mbushi moshën për përgjegjësi ligjore.

Adoleshenti korcar kryente vjedhje pothuajse në të gjitha qytetet shqiptare, duke përfituar edhe nga mosha e mitur që ndalonte qëndrimin e tij në burg.

Gjatë rrëfimit për të gjithë aktivitetin e tij kriminal, Stojani ndër të tjerave ka pranuar edhe pjesëmarrjen në vrasjen e oficerit të policisë Romeo Likaj.

Top Channel