Rikthehet dashuria mes Cruise-Holmes

29/03/2011 17:15

Prej disa muajsh flitej për probleme në martesën midis Tom Cruise dhe Katie Holmes, por ndërsa asistuan në premierën e miniserialit ku Holmes është protagoniste, “The Kennedys”, çifti i aktorëve u fotografua në një harmoni që nuk ishte parë prej kohësh.

Ndërkohë, seriali i Cruise përballet me provën e opinionit publik, pasi u kritikua me shumë forcë nga kritika, aq sa u desh ndërhyrja e “History Channel” që produksioni të shpëtonte e të transmetohej.

Miniseriali do të transmetohet në datat 3-10 prill dhe ai do të portretizojë jetën e ditur dhe të paditur të ish-presidentit të SHBA-së, John Fitzgerald Kennedy.

Top Channel