Portman, një ”shigjetë” drejt e në zemër

29/03/2011 18:15

Aftësitë e saj për të kërcyer si një balerinë profesioniste e bënë Natalie Portman të fitonte një çmin “Oscar” në filmin “Mjellma e Zezë” (Black Swan), por aftësitë e saj si aktore shkojnë përtej kërcimit.

Në komedinë e saj të re, e cila do të publikohet në muajin e ardhshëm, Natalie do të shfaqet në rolin e saj “mesjetar”, si një shigjetare e sprovuar.

Duke luajtur në “In Your Highness” përkrah James Franco, i cili fitoi një nominim “Oscar” për rolin e tij në dramën “127 hours”, Portman shfaqet si një heroinë e vërtetë e kohëve të shkuara, në gjendje që të shpëtojë shumë jetë nëpërmjet harkut të saj.

Portman, e cila së shpejti do të bëhet nënë, e ka cilësuar më parë vitin 2011 si më të bukurin e jetës së saj, ndonëse duhen edhe nëntë muaj që ai të mbyllet.

Top Channel