KZAZ-të, ikin të pavarurit

29/03/2011 15:50

Komisionerët e emëruar nga shoqëria civile për të plotësuar kuorimin e KZAZ-ve kanë dhënë të tërë dorëheqjen.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e orës 13.00.

Në këtë mbledhje KQZ vendosi të plotësojë vendet vakante në Parlament me kandidatët vijues të listës shumë-emërore të partive, pas dorëheqjes së deputetëve Lulzim Basha, Ardian Kollozi, Ferdinand Xhaferraj, Fatos Tushe dhe Gjokë Jaku, që kandidojnë në zgjedhjet lokale të 8 majit.

KQZ vendosi të mblidhet në orën 17.00 për të miratuar emrat e komisionerëve të KZAZ-vë të propozuar nga Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Top Channel