Edi Hila prezanton “Viti ‘11”

29/03/2011 23:50

“Viti ‘11” titullohet ekspozita më e fundit e çelur nga artisti Edi Hila. Me tematike bashkëkohore, të përqendruar në objekte urbanistike, ajo është e ndarë në dy pjesë.

Në të parën piktori ka hedhur në telajo ndjesitë e tij të marra nga periferitë e Tiranës e jo vetëm. Në pjesën e dytë, në punimet Hilës përcillet shqetësimi i humbjes së pasurive urbanistike, si shembja e objekteve me arkitekturë tradicionale.

Ekspozita “Viti ‘11” është çelur pranë galerisë Zeta dhe do të qendrojë e hapur deri më 16 prill.

Top Channel