Britney, “dënim kapital” për tundimet

29/03/2011 16:55

Këngëtarja Britney Spears është e vendosur të humbë disa kile pas kritikave për peshën e saj në koncertin e fundit dhe aq seriozisht e ka marrë dietën, sa që kërcënoi të gjithë ndihmësit e saj që do të pushohen nga puna, nëse i shikon duke ngrënë apo pirë në orar pune.

Kjo vjen pasi Spears është e vetëdijshme që do t’a ketë mjaftueshmërisht të vështirë t’i qëndrojë larg ushqimeve, prandaj çdo tundim për të do të ishte fatal.

Vendosmëria e Spears për t’u dobësuar nga ka kursyer as të dashurin dhe përfaqësuesin e të drejtave të saj, 39-vjeçarin Jason Trawick. Ai e ka të ndaluar që të konsumojë ushqim të pashëndetshëm pranë saj.

Top Channel