Beckham, i lumtur edhe pa Victorian

29/03/2011 17:00

David Beckham dukej shumë i lumtur në plazhet e Los Anxhelosit pa Victorian dhe kjo do të ishte më se e natyrshme për çdo mashkull, nëse pranë do të kishte një modele si kolumbianen Sofia Vergara.

Të kontraktuar për të xhiruar së bashku reklamën e fundit të “Pepsi”-t, ndonëse nuk njiheshin më parë, ish-kapiteni i kombëtares angleze të futbollit dhe amerikanojugorja hynë menjëherë në sintoni mes tyre.

Vergara ndodhej në rrezet e diellit kalifornian me një veshje plazhi ngjyrë blu, e cila nxirrte në pah të gjitha format e saj të famshme.

Nga ana e tij, Beckham u paraqit me një top futbolli dhe pantallona të shkurtra e këmishë, duke u dukur edhe ai tepër tërheqës.

Top Channel