Barra fiskale ndëshkon eksportin

29/03/2011 16:25

Prodhimet e kompanive shqiptare e kanë të vështirë të ekpsortohen dhe të cajnë tregjet e huaja. Përfaqësues të biznesit vlerësojnë se një nga arsyet që e vështirëson këtë proces është barra fiskale shumë e lartë.

Biznesmenja Ludmilla Grabocka tregon se taksat dhe akcizat e larta po penalizojnë prodhimet e vendit.

“Nuk kemi mundësi. Nëse unë do coj biskota në Turqi, unë paguaj 5 euro kilogramin. Kurse po të vjel biskota nga Turqia nuk paguaj. Nga ana tjetër, kur kjo cështje u trajtua në Parlament u tha që do të trajtoheshin vetëm mallrat me qese plastike, ndërkohë që u pranuan edhe qese të tjera”, deklaron Grabocka.

Këto cështje u trajtuan në një tryezë dedikuar grave të biznesit. Sipas tyre, në gjithë vendin numërohen 30 mijë biznese të vogla që drejtohen nga gratë.

Statistikat tregojnë se numri i grave të papuna është shumë më i lartë se i meshkujve, ndaj në këtë panair Ministria e Punës ka ekspozuar veprimtaritë e 45 bizneseve të mëdha të drejtuara nga femrat, të cilat mbi 75 për qind të punonjësve i kanë femra.

Top Channel