Amy Adams në kastin e Superman

29/03/2011 08:45

Amy Adams, aktorja e nominuar për çmimin Oscar, do të interpretojë rolin e të dashurës së Superman-it në filmin më të ri të heroit të famshëm.

Adams do të jetë gazetarja Lois Lane në filmin që do të ketë protagonistë aktorët Henry Cavill, Kevin Costner dhe Diane Lane.

Regjisori i filmit, Zack Snyder, tha për ‘Hollyëood Reporter’: “Pasi mësuan se kush do të jetë Superman, fansat kërkonin të dinin se kush do të ishte Lois Lane. Jemi të lumtur të njoftojmë se kastit të filmit i është bashkuar Amy Adams, një nga aktoret më të respektuara në kinematografinë e sotme.”

Cavill do të ketë rolin kryesor, atë të Clark Kent (Superman), ndërsa Costner dhe Lane do të jenë prindërit e tij, Jonathan dhe Diane Kent.

Superman: Man of Steel do të dalë në shitje në dhjetor të vitit 2012.

Top Channel