Lady Gaga takon idhullin e saj

28/03/2011 09:45

Lady Gaga takoi mbrëmjen e djeshme idhullin e saj, këngëtarin e rokut, Alice Cooper.

Këngëtarja 24-vjeçare ishte në Phoenix (Arizona) për një nga koncertet e saj dhe publikoi në “Twitter” foton me rokerin legjendar, me të cilin kaloi disa momente.

Lady Gaga pritet që të performojë së bashku me Alice Cooper në një nga koncertet e këtij të fundit në Brazil, në majin e ardhshëm.

Cooper është i famshëm për gijotinat apo karriget elektrike të pranishme në skenat e koncerteve të tij.

Një burim pranë këngëtarit 63-vjeçar tha për ‘Daily Star’: “Do të jetë një spektakël fantastik për fansat e Cooper dhe të Lady Gaga. Të dy ata i bashkon një respekt i madh për njëri-tjetrin.”

Top Channel