Klum dhe “shpura” e saj në Pazar

28/03/2011 17:10

E njohur si një prej modeleve më të famshme në botë, Heidi Klum ka braktisur pasarelat këto ditë, për t’i kushtuar më shumë kohë katër fëmijëve të saj dhe familjes.

Supermodelja e “Victoria Secret” u fotografua një ditë më parë në Los Anxhelos, ndërsa doli për pazar me fëmijët e saj dhe disa miq.

Si gjithmonë, Klum dukej veçanërisht shik me veshjen e saj elegante, ndërsa të njëjtin stil kishin ndarë edhe të vegjlit e saj.

Së bashku me fëmijët ishte edhe dadoja dhe nëna e Klum-it, por edhe bashkëshorti i saj Seal, i cili shoqëron për herë të parë gruan e tij për shopping.

Heide është nënë e 6-vjeçares Leni, fryt i një lidhje të saj me biznesmenin italian Flavio Briatore, e 5-vjeçarit Henry, 4-vjeçarit Johan dhe 1-vjeçarit të adoptuar Lou.

Top Channel