Harry do të niset në Polin e Veriut

28/03/2011 16:50

Princi Harry do të jetë në koopertinën e revistës për meshkujt “GQ”, ndërsa përgatitet t’i bashkohet një grupi ushtarakësh të plagosur, të cilët do të vizitojnë Polin e Veriut si pjesë e terapisë së tyre riaftësuese.

Faqja e parë e përvjetorit të 26 të revistës do të tregojë vëllain e Mbretit të ardhshëm të Britanisë, në aktivitet me organizatën të cilën ai vetë e drejton, “Walking With the Wounded” (Duke ecur me të plagosurit).

Harry do të mbërrijë së bashku me një grup ushtarakësh në kampin bazë të Longyearbyen, në Norvegji, për të marrë një stërvitje bazike, përpara se të udhëtojë në Polin e Veriut ditën e premte.

Princi dhe shokët e tij do të kalojnë një muaj të plotë udhëtime në këmbë në një terren veçanërisht sfidues si ai në Pol, ndërsa do të kompletojnë 350 kilometra në kushtet e temperaturave të ulta deri në -60 gradë celcius.

Skuadra e Princit Harry do të përbëhet nga katër ish-ushtarë të plagosur rëndë në Afganistan, ndërsa dy prej tyre kanë proteza në vend të këmbëve.

Top Channel