Aksident në Lezhë-Fushë Krujë

28/03/2011 14:20

Një aksident automobilistik u regjistrua gjatë paradites së të hënës pikërisht në autostradën Lezhë –Fushë Krujë, në dalje të qytetit pranë ish fabrikës së letrës.

Dy automjete me targa të Lezhës dhe Tiranës janë përplasur.

Nga kjo përplasje ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit me targa i cili pasi është dërguar në Spitalin e Lezhës, është nisur me urgjencë në Spitalin Ushtarak në gjëndje të rëndë për jetën.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër nuk ka pësuar probleme.

Top Channel