Britney Spears rikthehet në skenë

27/03/2011 11:20

Britney Spears u shfaq të premten në mbrëmje në skenë për herë të parë për një performancë live që nga përfundimi i turit “The Circus”, në nëntor të vitit 2009.

Këngëtarja 29-vjeçare u paraqit para publikut me një kostum lëkure të zi që tregonte qartë format e saj.

Spears këndoi disa këngë nga albumi i saj i ri, Femme Fatale, që pritet të dalë në shitje të martën e ardhshme.

 

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel