Lindsay kërkon të ndryshojë mbiemrin

26/03/2011 10:40

Emri i saj është një sinonim i skandalit, pasi Lindsay Lohan di të përfundojë së fundmi në faqet e para të gazetave vetëm për proceset e saj gjyqësore, varësinë nga droga, qëndrat e rehabilitimit dhe akuzat për vjedhje.

Pavarësisht se rrezikon të kthehet shumë shpejt në burg, aktorja 24-vjeçare lëshoi një deklaratë në të cilën kërkonte që mbiemri i saj të mos figurojë më në artikujt për të.

Ajo dëshiron që të quhet thjesht “Lindsay”, por qëllimi i vërtetë nuk është që t’i ngjasojë më shumë divave të showbiz-it, si Oprah, Beyonce, Cher apo Madonna.

Qëllimi i vërtetë i Lindsay është që duke hequr mbiemrin, të distancohet prej babait të saj Michael, me të cilin ka patur probleme së fundmi.

Ndërkohë, në dokumenta ajo dëshiron që të heqë mbiemrin Lohan dhe të marrë mbiemrin e nënës, Sullivan. Duke parë se çfarë po ndodh kohët e fundit me jetën e saj, kjo mund të jetë një ide e inkurajuar edhe prej vetë babait.

Top Channel