Nicole braktis gjithçka për Hamilton-in

25/03/2011 16:15

Liderja e grupit “Pussycat Dolls” dhe soliste, Nicole Scherzinger, vendosi që të gjithë impenjimet e saj personale mund të prisin, ndërsa udhëtoi në Australi për t’i qëndruar pranë të dashurit, Lewis Hamilton, në garën e parë të sezonit.

Albumi i saj solo doli në Britani vetëm një javë më parë dhe si të gjithë këngëtarët e mëdhenj, ajo duhet të ishte e zënë duke reklamuar në të gjithë mënyrat albumin.

Megjithatë, magjepsja pas Formulës 1 dhe të dashurit pilot ishte shumë e madhe për t’u përballuar prej Scherzinger-it.

Duket se mundi i saj nuk ka shkuar dëm, me Hamilton që ishte më i shpejti në provat e ditës së sotme, prova që duket se konfirmojnë rolin e tij si protagonist në garën e parë të sezonit në Melburn.

Top Channel