Malavi, dështon projekti i Madonës

25/03/2011 13:25

Madona mori përsipër të ndërtonte një akademi në Malavi pasi adoptoi në vendin afrikan Davidin, një djalë i cili në atë kohë ishte 5 vjeç.

Por, 3.8 milionë dollarët e investuara nga Madona për projektin nëpërmjet fondacionit të saj bamirës “Raising Malawi”, janë keqpërdorur dhe nuk kanë shkuar për ndërtimin e shkollës.

Tashmë Madona e ka marrë vetë në dorë këtë çështje dhe është bërë anëtare e këshillit të administrimit të fondeve.

“Jam shumë e nervozuar për këtë që ka ndodhur”, ka deklaruar këngëtarja.

Top Channel