Fox, e mrekullueshme dhe “e venitur”

25/03/2011 16:35

Aktorja Megan Fox konsiderohet si një prej femrave më të bukura të planetit dhe shërbimi i fundit fotografik për “Emporio Armani” mund të tregojë shumë arsye përse.

Megjithatë, ndërsa Fox shfaqi linjat e saj jashtëzakonisht të rregullta dhe joshëse në setin e fotografimit me veshjet e reja intime të Armani-t, në të njëjtën kohë dukej qartë një lloj venitje në fytyrën e saj.

Aktorja e kishte të vështirë të tregohej e qeshur, ndërsa lëkura e fytyrës dukej e përtharë.

Mediat amerikane u treguan të shpejta për të akuzuar sot probleme që ajo po kalon në jetën në çift, por sipas të tjerëve gjithçka lidhet me dietën jashtëzakonisht të fortë që ajo ka bërë.

Ndonëse ishte në peshën ideale, Megan humbi mbi dhjetë kile në disa muaj, duke bërë që të flitej për kalimin në anoreksi dhe një dobësim shqetësues të saj.

Top Channel