Gisele Bundchen censurohet në Dubai
24/03/2011 08:45
Pamja e një modeleje me bikini nuk bën shumë përshtypje në Perëndim, por ndryshon puna në Lindjen e Mesme.
Fushata e H&M, që ka si protagoniste supermodelen Giselle Bundchen, është përpunuar për reklamat në Dubai (Bahrein).
3 fotot e Bunchen i janë nënshtruar Photoshop-it, duke i shtuar një bluzë veshjeve të lehta të modeles.
Kjo nuk është hera e parë që fotot i përshtaten kulturës muslimane. Vitin e kaluar, në Arabinë Saudite, u përpunuan fotot e albumit të Mariah Carey.
Edhe pse në Bahrein nuk ka një ligj për veshjen e femrave, konsiderohet etike veshja modeste.
Top Channel