Britney Spears, pa aparat celular

24/03/2011 13:10

Britney Spears, princesha e popit, nuk ka celular.

Këngëtarja e ka zbuluar këtë fakt interesant në një seksion të veçantë të revistës ‘US Weekly’, në të cilën personazhet publikë rrëfejnë sekretet e tyre.

Spears, albumi i së cilës ‘Femme Fatale’ del në treg javën e ardhshme, tregon gjithashtu se ajo ka 50 çanta të cilat i ndërron shpesh, lahet 2 herë në ditë dhe se i pëlqejnë shumë akulloret.

Top Channel