Sheen zgjeron haremin me një bionde

23/03/2011 17:05

Charlie Sheen ka rritur në tre numrin e haremit të tij personal, bënë të ditur mediat amerikane.

45-vjeçari u vendos në qendër të vëmendjes për faktin që kishte një lidhje poligamie me dy vajza, por tashmë edhe një e tretë, 26-vjeçarja Megan Levant, është bashkuar për të formuar një katërshe.

Besohet se Levant dhe ylli i serialit “Two and a half Men” njihen dhe shoqëroheshin prej disa muajsh.

Dy të dashurat e tjera, Natalie Kenly dhe Rachel Oberlin, të dyja 24-vjeçare, kanë shoqëruar vazhdimisht Sheen në daljet e tij televizive, gjatë javëve të fundit.

Top Channel