Ndërron jetë Elizabeth Taylor

23/03/2011 14:20

Ndërron jetë aktorja e famshme Elizabeth Taylor.

Sipas disa mediave amerikane, aktorja u shua paraditen e sotme në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles, në të cilin kishte dy muaj e shtruar për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Ish-legjenda e kinemasë ka interpretuar në 50 filma dhe ka fituar 2 çmime Oscar në vitet ’60.

Taylor ka marrë çmimet për rolet në filmat “Who’s Afraid of Virginia Woolf” dhe “Butterfield 8”.

 

Top Channel