Mel C: Fëmija më ka bërë më pak egoiste

23/03/2011 13:05

Mel C, e cila ka një vajzë 2-vjeçare me bashkëshortin e saj, Thomas Starr, është shumë e lumtur me ndryshimin që i ka sjellë ardhja në jetë e një fëmije.

“Të qënit nënë më ka bërë një person më të mirë. Jam më e sigurtë në vetvete dhe më pak egoiste. Para se të vinte në jetë Escarlata, isha e shqetësuar vetëm për paraqitjen time. Gjithçka rrotullohej rreth meje”, shprehet ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls.

Gjithashtu Mel C tregon se është shumë e lumtur me jetën e saj martesore.

Top Channel