Schwimmer entuziast pret fëmijën e parë

22/03/2011 16:55

Aktori i serialit Friends, David Schwimmer dhe gruaja e tij, u dukën veçanërisht të entuziasmuar në premierën e filmit “Trust”, ku David është protagonist.

Ross i “Friends” është duke pritur fëmijën e tij të parë, nga martesa me Zoe Buckman dhe të dy buzëqeshnin gjatë të gjithë kohës.

Për Schwimmer, filmi “Trust” do të jetë i veçantë edhe për faktin që ai ka në të edhe rolin e regjizorit. Disa emra të tjerë të rëndësishëm, si Clive Owen, Catherine Keener dhe Jason Clarke marrin pjesë në dramë.

Aktualisht, ai është duke xhiruar edhe filmin e ri Madagascar 3, ku luan rolin e personazhit të animuar të quajtur Melman.

Top Channel