Prezantohet libri “Rrëfenja nga Amerika”

22/03/2011 20:55

Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur, Pëllumb Kulla, prezantoi sot botimin e tij të ri “Rrëfenja nga Amerika”.

Sipas vetë autorit, ky është një ripunim i versionit të mëparshëm me të njëjtit titull, i cili është përmirësuar dhe shtuar në kapituj.

I shkruar në dialektin tosk dhe me nota satirike, përpos titullit, libri trajton me tone satirike tematikën e emigracionit.

Nëpërmjet rrëfenjave mbi emigrantë shqiptarë e jo vetëm, autori mes të tjerash sjell edhe dëshmi të jetesës së emigrantëve në SHBA, përceptimin dhe integrimin e tyre.

Top Channel