Izraeli “bombardon” Gazan

22/03/2011 03:05

Autoritetet spitalore palestineze njoftuan se të paktën 17 persona u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite mbi Rripin e Gazas.

Dëshmitarët raportuan 9 shpërthime në veri dhe jug të territorit të cilat dyshohen si ishin shpërthime të raketave të qëllura nga aviacioni izraelit. Përcec numrit të të lënduareve nuk raportohen viktima.

Sulmi izraelit ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj hedhjes së raketave prej militantëve palestinezë në jug të Izraelit që u cilësua si sulmi më i madh i ndërmarrë prej palestinezëve që prej 2 vjetësh.

Top Channel