Charlie Sheen nuk i mjaftojnë pornostarët

22/03/2011 17:05

Aktori hollivudian, Charlie Sheen, vazhdon të fitojë me meritë kryetitujt e gazetave rozë, ndërsa një ditë më parë puthi në buzë prezantuesin e një emisionit ku ishte ftuar.

Puthja pasionante, më e zjarrtë edhe se ato me femrat me të cilat Sheen ka formuar një treshe, ishte mbase mënyra e 46-vjeçarit për të festuar anullimin e urdhërit të ndalimit të afrimit të tij tek dy djemtë e tij binjakë, Max e Bob.

Pasi në shtyp u publikuan fotografi të Sheen, duke u puthur me dy të dashurat në sytë e djemve, ish-gruaja e tij Brooke Mueller fitoi pa vështirësi një urdhër ndalim-afrimi në gjykatë.

Megjithatë, urdhëri skadoi ditën e sotme dhe Mueller konfirmoi se nuk ka ndërmend të zgjasë këtë mandat, pasi djemtë e vuajnë mungesën e babait në jetën e tyre.

Top Channel