Akuzat për makinën, reagon PD

22/03/2011 19:50

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me akuzat e PS-së për blerjen e një makine të blinduar me vlerë 700 milionë lekë nga kryeministri Sali Berisha.

Sipas zëdhënëses së PD-së, Albana Mustafaraj, kjo është një shpifje.

“Edvin Kristaq Rama, vazhdon vrerin e shpifjeve, trillimeve e mashtrimeve që ju servir çdo ditë shqiptarëve. Kështu sot ditën e përmbysjes së etërve të tij shpirtëror dhe biologjik, ai shpërndau në media trillimin e radhës, sipas të cilit, Kryeministri paska blerë një makinë të blinduar me një vlerë prej 700 milionë lekë, ndërkohë që Kryeministri Berisha nuk ka blerë gjatë viteve të tij si kryeministër as edhe një automjet të vetëm të blinduar apo të pablinduar”, është shprehur Mustafaraj.

“Kryeministri nuk ka patur dhe nuk ka nevojë të blejë as edhe për ti dhuruar  njeri ndonjë automjet. Ai nuk ka ndonjë mungesë dhe disponon çdo gjë që i duhet të përmbushë detyrën e tij si Kryeministër i vendit”, theksoi ajo.

Top Channel