Shkatërrohet ndërtesa në bunkerin e Ghaddafi

21/03/2011 08:00

Një ndërtesë administrative e vendosur në kompleksin e Bab el Aziziya në Tripoli, rezidenca e Ghaddafi, është shkatërruar tërësisht nga një raketë dje në mbrëmje.

Ndërtesa është në një distancë rreth 50 metra nga tenda ku koloneli zakonisht takon miqtë e rëndësishëm.

Disa gazetarë të huaj janë çuar pranë rrënojave dhe një zëdhënës i qeverisë së Tripolit ka shpjeguar se ndërtesa përdorej për qëllime administrative.

Top Channel