Regjistrimi i kombësisë, banorët e Bulqizës në protestë

21/03/2011 09:40

Rreth 200 banorë të Bulqizës kanë protestuar në mënyrë paqësore për një tubim me karakter kombëtar, pranë rrugës nacionale në Fushë-Bulqizë.

Ata i kanë bërë thirrje të gjithë politikanëve për sensibilizimin e opinionit shoqëror për ndryshimin e ligjit të gjendjes civile dhe projektin e qeverisë për regjistrimin e popollsisë.

Ata kanë kërkuar mbrojtjen e kufijve të popullit shqiptar duke u shprehur kundër regjistrimit të kombësisë dhe pro e regjistrimit të popullsisë.

Ata thonë jemi këtu në mbështetje të banorëve Vlorës dhe se janë gati për firmosjen e peticionit të Aleancës Kuq e Zi.

Top Channel