Libia ndan Putin me Medvedev

21/03/2011 19:40

Libia ka përplasur dy krerët më të lartë të Rusisë. Kryeministri Vladimir Putin kritikoi rezolutën e OKB-së dhe e krahasoi sulmin me Kryqëzatat mesjetare. Një gjuhë kjo, që është vlerësuar si e papranueshme nga presidenti Dmitri Medvedev.

”Rezoluta është difektoze dhe ka probleme të tjera serioze. Ajo lejon praktikisht gjithcka dhe nga përmbajtja ngjan si një thirrje mesjetare për Kryqëzatë”, deklaroi Putin përpara punonjësve të një fabrike të ndërtimit të predhave balistike.

Ndërkohë, Medvedev e ka kritikuar përdorimin e fjalës “Kryqëzatë” nga Putin. “Në asnjë rast nuk mund të përdoren shprehje që në thelb cojnë në konflikte mes qytetërimeve”, ka deklaruar ai.

Lidhur me konfliktin, Medvedev ka deklaruar se Rusia është gati të negociojë mes Perëndimit dhe Libisë.

Kreu i Kremlinit ka ritheksuar qëndrimin e tij pro rezolutës së OKB-së, duke vlerësuar se, “ajo është e drejtë pasi reflekton shqetësimin tonë ndaj ngjarjes”.

Top Channel