
Partia Socialiste në Korcë ka kontestuar problemet që janë vërejtur me listat e zgjedhësve.
Sipas kryetarit të socialistëve lokalë, Ilir Pendavinji, ka patur një numër të konsiderueshëm ankesash nga qytetarët për ndryshimet që janë bërë në qendrat e votimit, gjë që ka sjellë një coroditje të votuesve, të cilët nuk gjejnë emrat në listat e afishuara.
“Dega e PS në Korcë ngre shqetësimin për problematikën e konstatuar gjatë procesit të verifikimit të votuesve”, ka deklaruar Pendavinji.
Por, sipas nënkryetarit të KZAZ, korrigjimi i listave zgjedhore dhe grumbullimi i vërejtjeve për të patur lista përfundimtare të pakontestueshme është një cështje që i takon gjendjes civile dhe njësive vendore.
Adrian Maho ka thënë se korrigjimet në lista duhet të bëheshin brenda afatit dhe tani është i vonuar depozitimi i ankesave për faktin se votuesit kanë patur kohë të verifikonin emrat në lista dhe të kryeshin për këtë korrigjimet përkatëse.
“Është detyrë e kryetarit të bashkisë të njoftojë me shkrim administratorët e lagjeve. Për t’i njoftuar votuesit për qendrën e votimit për numrin, listën, etj”, ka deklaruar Maho.
Top Channel