Japoni, 3700 tonë ujë në reaktorin 3

21/03/2011 08:20

Autopompat e zjarrfikësve dhe forcave japoneze të mbrojtjes kanë hedhur mëngjesin e sotëm më shumë se 3700 tonë ujë deti në reaktorin 3 të centralit bërthamor të Fukushimës, ku ishte regjistruar një rritje e presionit.

Operacionet janë zhvilluar edhe në pishinën e reaktorin 4.

Ndërkohë agjencia japoneze për sigurinë bërthamore ka bërë të ditur se nuk është e nevojshme zgjerimi i zonës së evakuimit mbi 20 kilometra.

Top Channel