Izrael, ish-presidenti pret masën e dënimit

21/03/2011 21:25

Ish-presidenti i Izraelit, Moshe Katsav, do të mësojë nesër nëse do të shkojë ose jo në burg për akuzat e përdhunimit, në atë që është një prej çështjeve më të bujshme në historinë e shtetit hebraik.

Siç informojnë mediat ndërkombëtare, Katsav mund të shndërrohet në zyrtarin e parë të lartë ndonjëherë që dënohet, ndërsa në bazë të kodit penal, akuza e përdhunimit përfshin një maksimum prej 16 vitesh heqje lirie.

Ish-presidenti u shpall fajtor në muajin dhjetor 2010 për akuzat për përdhunimin e dy punonjëseve të tija, kur drejtonte Ministrinë e Turizmit në vitin 1998.

Gjykata rezultoi fajtor edhe për ngacime seksuale ndaj dy grave të tjera që punuan për të kur ishte president, në periudhën e viteve 2000-2007.

Ai ka pritur në gjendje të lirë caktimin e masës së dënimit prej drejtësisë.

Top Channel