Egjipti ndryshon Kushtetutën

21/03/2011 12:50

Egjiptjanët mbështetën me votat e tyre ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Rezultatet zyrtare të referendumit tregojnë se 77% e votuesve egjiptianë, i thanë po amendamenteve, ndërsa kundër ishin vetëm 22.8%.

Këta të fundit janë pjesë e atij grupi që kërkon një kushtetutë krejtësisht të re e cila të lejojë krijimin e një shteti civil, ku feja nuk ndërhyn dot tek politika.

“Ka shume amendamente, te cilat i japin presidentit autoritet gati faraonik. Keshtu edhe sikur kryetari i ri i shtetit te jete nje njeri perfekt, serish nuk eshte e mjaftueshme. Ne nuk duam ndryshime te vogla, ne kerkojme ndryshim rrenjesor”, tha Hanna Haëari, një shtetase egjiptiane.

Në regjimin e Hosni Mubarakut, zgjedhjet ishin te organizuara, rezultati i paracaktuar dhe pjesemarrja shume e ulet. Panorama e se djeles, ka qene krejt ndryshe.  

Nga 45 milione egjiptianet me te drejte vote, 41 milione vendosen ta ushtrojne te drejten e tyre kushtetuese. Nje pjese e atyre qe pranuan ndryshimet rrefejne se e mbeshteten referendumin me shpresën se ne vend do te rivendoset perfundimisht rendi e qetesia.

Shume egjiptiane iu drejtuan kutive te votimit si pergjigje ndaj thirrjeve te Vëllazërise Myslimane Islamike, grupi më i madh dhe më i organizuar opozitar, qe argumentoi se mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme, ka per te garantuar kthimin e shpejtë në regjimin civil të vendit.

Zëdhënësi i tij Essam al-Aryan, e cilësoi rezultatin nje fitore per popullin egjiptjan dhe nje kapitull te ri per vendin. Referendumi, me 9 amendamente kushtetuese, shihet si hapi i pare i Egjiptit drejt demokracise.

Top Channel