Bullock nxjerr shëtitje djalin në park

21/03/2011 17:30

Aktorja hollivudiane, Sandra Bullock, ishte duke luajtur rolin e saj të preferuar të nënës ditën e djeshme, ndërsa luante me djalin e saj Louis në Nju Jork.

46-vjeçarja arriti të shkëputej nga xhirimet e filmit të saj të fundit, për të shëtitur në park fëmijën 15-muajsh, e shoqëruar nga një mike e saj.

Skenat e dashurisë së nënës ndaj birit të saj të birësuar mbërritën pasi aktorja fituese e çmimit Oscar dhuroi një milion dollarë pasuri për viktimat e tërmetit dhe tsunamit në Japoni.

Top Channel